Header

Aktori Kevin Spacey shpallet i pafajshëm për akuzat për sulm seksual

Aktori i njohur, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm nga një juri në Britani lidhur me nëntë akuzat për sulme seksuale, shkruan The New York Times, përcjell Express.

Akuzat ndaj aktorit, 2 herë fitues i çmimit Oscar dhe të njohur për rolet e tij në film dhe televizion, duke përfshirë “House of Cards”, filluan para gjashtë vjetësh.

Në momentin kur u lexua fjala përfundimtare “i pafajshëm”, sipas NYT, aktori filloi të qante dhe më pas përqafoi menaxherin dhe ekipin e tij ligjor.

You may also like ...