Header

Aktori i “Game of Thrones” bëhet baba për herë të dytë

Kit Harington dhe Rose Leslie mirëpritën fëmijën e tyre të dytë. Këtë herë, çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze.

“Ata janë shumë të lumtur që mirëpresin anëtarin më të ri të familjes”, tha një burim për median Page Six pranë çiftit.

Të dy janë bashkë që nga viti 2011, kur u takuan në xhirimet e një seriali. Në vitin 2017, aktori i propozoi të dashurës së tij për martesë dhe në Qershor të vitit të ardhshëm, dyshja u martuan.

Çifti i aktorëve preferojnë ta mbajnë jetën e tyre personale larg syrit të publikut, sidomos kur bëhet fjalë për familjen e tyre.

Kit Harington ka luajtur në një sërë filmash por famën më të madhe e pati me rolin e tij në serialin “Game of Thrones.”

 

You may also like ...