Dënoj “informacionet e rreme” që qarkullojnë në rrjetet sociale për bashkëshorten time Brigitte Macron, sipas të cilave ajo është një transgjinore, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Më të keqija janë informacionet e rreme dhe skenarët e fabrikuar me mjeshtëri, ndërsa shume njerëz përfundojnë duke e besuar dhe duke ju sulmuar, përfshirë privatësinë tuaj”, tha presidenti francez në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë çështje në fund të ceremonisë së sotme në Place Vendôme, në Paris.
Që nga zgjedhja e Macron në 2017, teoritë e konspiracionit sipas të cilave Première Dame, e lindur Trogneux, është një grua transgjinore, emri i vërtetë i së cilës Jean-Michel kanë qarkulluar rregullisht në rrjetet sociale, duke provokuar ironi, por edhe komente nga njerëzit që i besojnë vërtet.
“Ne duhet t’i drejtohemi ligjit, drejtësisë”, shtoi Macron, duke bërë thirrje për forcimin e rendit publik në internet. “Një vend i frikshëm për shprehjen e më të çmendurve”, tha presidenti, duke nënvizuar se rrjetet sociale janë ende pa rregulla.