Header

Adrola dhe Eugenti zgjedhin njërit-tjetrin

Modelja e njohur, Adrola Dushi është shfaqur për herë të parë në një videoklip krah këngëtarit të dashur të skenës shqiptare, Eugent Bushpepa. E hijshme, e qeshur dhe mjaft tërheqëse Adrola i ka bërë për vete edhe njëherë të gjithë fansat e saj në këtë projekt ndryshe nga të tjerët. Megjithatë me anë të një postimi në ‘Instagram’, Dushi ka sqaruar se pse vendosi të bëhej pjesë e një klipi dhe a do të jetë kjo e vetmja herë ku ndjekësit do e shohin në një projekt muzikor.

“Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot jo. Rresheni rock’s. Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im”, ka shkruar Adrola në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Mendojmë se Adrola bëri një zgjedhie goxha të zgjuar pët tu shfaqur, pasoi Eugenti është një ndër artistët më të mirë shqiptarë dhe as me ‘Stay with me tonight nuk zhgënjeu’

Por edhe Eugenti i ka klipet e rralla dhe mesa duket edhe zgjedhja e tij është mëse e zgjuar…

You may also like ...