Header

Adele fejohet me Rich Paul në mënyrë sekrete, zbulohen detajet

Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar, pavarësisht spekulimeve për muaj të tërë se ata tashmë janë të martuar.

Këngëtarja 36 vjeçe dhe partneri i saj, agjenti i basketbollit Rich Paul, 42 vjeç, u fejuan fshehurazi të enjten pasi ai i propozoi për martesë në vendlindjen e saj, Tottenham në Londrën Veriore.

Adele shpejtoi të ndante lajmin e lumtur me miqtë dhe familjen e saj, të cilët presin një martesë të madhe në fund të vitit të ardhshëm.

Një burim i tha The Sun: “Rich planifikoi që propozimi të bëhej në qytetin e saj të lindjes dhe i dha asaj një unazë diamanti katër karatësh. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e kaluar.”

Adele, ndezi thashethemet mes fansave duke iu referuar Rich-it 4 si bashkëshorti i saj dhe duke e quajtur veten gruan e tij.

You may also like ...