Header

Adele do të performojë në Evropë për herë të parë në 8 vjet

Adele ka surprizuar së fundmi fansat e saj teksa ka paralajmëruar shfaqjet e saj të para në Evropë në tetë vjet. Kjo shënon herën e parë që nga viti 2016 që ylli i muzikës rikthehet në Evropë me shfaqet e saj.

Fituesja e shumëfishtë e Grammy konfirmoi se do të luajë shfaqje ekskluzive verore në Mynih, Gjermani në gusht 2024, me shfaqje në datat 2, 3, 9 dhe 10, në një postim në mediat sociale të mërkurën (31 janar).

“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t’i dhënë fund kësaj faze të bukur të jetës dhe karrierës sime me koncerte më afër shtëpisë gjatë një vere kaq emocionuese.’-shkroi këngëtarja në rrjetet sociale.

Koncertet do të mbahen në Munich Messe, me Adele që do të performojë në një arenë të hapur dhe të personalizuar që mund të strehojë 80,000 njerëz çdo natë.

Javën e kaluar, këngëtarja konfirmoi se planifikon të nisë një turne tjetër botëror pas publikimit të albumit të saj të ardhshëm, por pranoi se albumi nuk do të dalë së shpejti.

Adele Announces European Dates This Summer (Finally!)

You may also like ...