Header

A po qëndron Luizi në shtëpinë e Kiarës? Kjo e video e nxjerr ‘zbuluar’

Luiz Ejlli publikoi dje një video ku falenderoi fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të Big Brother VIP por fansat vunë re detajin që e nxirrte zbuluar. Ai u ka premtuar atyre se do të i shpërblejë në vazhdim përmes karrierës së tij. Luizi ka thyer rekord me pëlqime në postimin e tij. Për 45 minuta ai ka marrë mbi 120 mijë pëlqime.

Ndonëse ai në një intervistë televizive s’donte të pranonte nëse kishte shkuar apo jo në shtëpinë e Kiarës. Pas tij shihen pikturat që ndodhen në shtëpinë e moderatores.

Kaq është dashur që komentuesit të shprehen të lumtur që çifti është bashkë. Ndërsa një prej mikeshave të Kiarës i shkroi, “e njoh këtë murin”.

Luizi dhe Kiara lidhën martesë ligjore të shtunën e kaluar, ndërkohë që publiku është gjithë sy e veshë për të parë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

You may also like ...