Header

A duhet t’i marrim paratë që gjejmë në rrugë?

Woman finding fifty euros on sidewalk

Të gjithëve na ka ndodhur që teksa ecim në rrugë, mund të gjejmë ndonjë qindarkë apo nëse kemi fat edhe më shumë sesa kaq.

Jo të gjithë i marrin lekët që gjejnë në rrugë për shumë arsye që nga besëtytnitë e deri te keqardhja për atë që mund t’i kenë humbur.

“Paratë që gjen merri se do kesh fat”-thotë një shprehje por mesa duket jo në të gjitha vendet është ky perceptim. Ekspertët besojnë se ky gjest mund të konsiderohet vjedhje dhe jo fat për aq kohë sa ti nuk e ke denoncuar në polici apo nuk je përpjekur të pyesësh se kujt mund t’i ketë humbur

Madje ka pasur raste që njerëzit janë dënuar për këtë krim në dukje të pafajshëm. Një grua britanike ra në kundërshtim me këtë ligj në vitin 2017, pasi u pa në një qendër tregtare duke marrë një kartëmonedhë 20 paund nga dyshemeja e një dyqani.

Martin Pizzey, një partner në Stephensons Solicitors shpjegoi se Akti i Vjedhjes i miratuar në vitin 1968 (Britani) i mbron njerëzit që hasin para të humbura, por vetëm nëse ndërmarrin ‘hapa të arsyeshëm’ për të gjetur pronarin e ligjshëm.Nëse askush nuk paraqitet, ju mund ta merrni si fatin tuaj.

You may also like ...