Lidhjet që kanë pasur fermerët VIP kanë qenë një nga temat që janë diskutuar mbrëmjen e djeshme.
Secili prej tyre ka treguar pak nga marrëdhëniet e kaluar, ku edhe kanë treguar vitet që kanë qëndruar me partnerët e tyre.
Dijonis Biba, të cilin e karakterizon humori dhe çiltërsia, me shaka ka thënë se duhet nga një e dashur në çdo shtet.
Ai më tej shton se në jetën e tij ka pasur vetëm një lidhje, që ka zgjatur 1 vit, gjatë kohës që ka qenë emigrant në Angli.
Pjesë nga biseda e fermerëve:
Dijonisi: Duhet nga një në çdo shtet. A e ke dëgjuar si thotë Noizy tek ajo kënga, femra në çdo shtet. Kur shkon në Itali do të kesh njërën. Bëj shaka, në çdo qytet duhet na një femër.
Ditea: A ke qenë ndonjë herë i lidhur
Dijonisi: Kam qenë vetëm një herë në jetën time në Angli me një shqiptare, kemi qenë 1 vit, por jemi ndarë me mirëkuptim. Para dy vitesh ka qenë.
Xhesika: Ti Robert ke pasur ndonjë herë lidhje të gjata.
Ditea: Kam qenë e lidhur 4 vite me një Italian, edhe kam bashkëjetuar.
Niko: Unë lidhjen më të gjatë e kam pasur 3 vite./vizionplus.tv
- ‘Jam lodhur’, Çiljeta Xhilaga tregon arsyet pse ka hequr dorë nga koncertet
- Spanja bllokon Telegramin