Header

50-vjetori i vdekjes së legjendës së sportit Bruce Lee

Fansat në mbarë botën u mblodhën rreth një statuje të legjendës së arteve marciale Bruce Lee në Hong Kong për të shënuar 50-vjetorin e vdekjes së tij.

“A mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë se pas gjysmë shekulli, një person mund të mbahet mend në mbarë botën? Siç mund të shihet këtu ka fansa që vijnë nga Britania e Madhe, Japonia, Koreja e Jugut dhe veçanërisht nga Kina”.

I njohur për praktikimin e arteve marciale Bruce Lee mori vëmendje kudo në botë.

“E kam dashur Bruce Lee që kur kam qenë shumë i vogël. E pashë për herë të parë kur isha nëntë vjeç dhe e admirova që atëherë. Trupi dhe figura e tij ishin kaq misterioze. Doja të isha si ai dhe bëra stërvitje për shumë vite”.

Artisti i sportit Kung fu e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Hong Kong, ku si fëmijë luajti në disa filma si aktor. Kur ishte adoleshent, ai filloi të  merrej me boks ndërsa në moshën 18-vjeçare u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar. Ai u shfaq në filma amerikanë kryesisht në role të vogla që lidhen me artet marciale.

Ai ishte në kulmin e famës së tij botërore kur vdiq papritur nga edema cerebrale më 20 Korrik 1972, kur ishte  vetëm 32 vjeç. Filmi i fundit i lëshuar gjatë jetës së tij ishte “Way of the Dragon”  më 1972, ndërsa filmi “Enter the Dragon” u përfundua pas vdekjes së tij në 1973. Të dy këta filma u bënë  mjaft të dashur për publikun.

You may also like ...