Studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë pas vendimit të Qeverisë Shqiptare që ata mund të marrin diplomën vetëm pasi të kenë punuar 5 vite në Shqipëri.
Të veshur me bluza të bardha, studentët protestojnë para Parlamentit dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën deri në përfundim të seancës plenare.
Nën thirrjet “turp, turp”, studentët e quajën “diskriminim” vendimin e Qeverisë Shqiptare dhe kërkojnë që të anulohet menjëherë. Në të kundërt, studentët paralajmërojnë se vitin e ardhshëm do të bojkotojnë studimet në shenjë protetste.
Situata deri më tani është paraqitur e qetë, por masat nga ana e uniformave blu janë marrë për të ruajtur kordonin e sigurisë.
Megjithatë, paraditen e sotme Parlamenti ka miratuar që projektligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar.
Në votimin në parlament, me 64 vota pro u vendos që ky diskutim të kalojë me procedurë të përshpejtuar, ndërsa 24 votuan kundër. Ka qenë opozita që kërkoi më shumë kohë për diskutime për këtë draft, dhe jo të kalojë me shpejtësi.
- Jay Z: Si e mësova që nëna ime është lezbike!
- Momenti unik kur një aeroplan fluturon përmes fishekzjarreve