Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme shtimin e pesë rasteve të reja krahasuar me dje, ku numri total i të prekurve me koronavirus, ka shkuar në 38.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, konfirmoi se nga të prekurit, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intensive.
Më konkretisht bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri
Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 38 raste.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë- 22 raste
Durrës- 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje- 2 raste
Elbasan- 2 raste
Fier-5 raste
Rrogozhinë- 2 raste
Prej tyre 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv, nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.