Header

29,000 policë do të vendosen në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles

Forcat britanike të sigurisë janë të përgatitura për kurorëzimin e Mbretit Charles, tha sot Sekretari i Sigurisë Tom Tugenhand, disa orë pasi një burrë u arrestua jashtë Pallatit Buckingham pasi hodhi atë disa predha në territorin e pallatit, ndërsa policia britanike do të vendosë 29,000 oficerë në rrugët e Londrës të shtunën, ditën e kurorëzimit.

Jam shumë i kënaqur të shoh që policia reagoi jashtëzakonisht shpejt, në mënyrë tepër profesionale ndaj incidentit të natës së kaluar”, tha ministri për Sky News.

Incidenti jashtë pallatit të martën ndodhi disa ditë përpara kurorëzimit të së shtunës, i cili pritet të tërheqë turma të mëdha njerëzish në Londër, përveç krerëve të shteteve nga e gjithë bota, të cilët janë të ftuar për ceremoninë zyrtare.

“Policia është, me fjalë të tjera, kudo, dhe agjencitë tona të inteligjencës dhe forcat e tjera të sigurisë janë plotësisht të vetëdijshme për sfidën me të cilën përballemi,” tha ai./

You may also like ...