Header

Thyhen rekordet! Seriali i “Netflix” shikohet për 812 milionë orë

“Netflix” ka bërë publike për herë të parë të dhënat për 99% të katalogut të filmave dhe serialeve që transmeton. Përdoruesit anembanë botës kanë shpenzuar 812 milionë orë për të para serialin “The Night Agent”, duke e bërë kështu serialin më të shikuar në gjysmën e parë të vitit 2023.

Kompania e transmetimeve në internet është kritikuar për mungesën e transparencës, një problem që shërbeu edhe si shtysë për grevën e aktorëve dhe skenaristëve këtë vit, të cilët kërkonin më shumë bonuse të lidhura me shikueshmërinë e filmave apo serialeve të tyre.

Në një konferencë për mediat, CEO i “Netflix”, Ted Sarandos, pranoi se mospublikimi i shifrave ishte problem, por shtoi se kjo ishte bërë pasi kompania po ndërtonte një sistem monitorimi që do t’i lejonte të mos shpërndante informacione sensitive të cilat mund të përdoreshin nga konkurrenca.

Duke mbuluar gati 100 miliardë orë kohë shikimi, shfaqje të tjera në listë përfshinin Ginny dhe Georgia, Gilmore Girls, Seinfeld, Friends dhe The Office.

The Mother me Jennifer Lopez ishte filmi më i mirë, i shikuar për më shumë se 249 milionë orë.

Me pothuajse 250 milionë abonentë globalisht, Netflix është shërbimi më i madh i transmetimit në botë.

You may also like ...