Header

NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash

Pas më shumë se dy dekadash pas shpërbërjes së NSYNC, grupi ikonik i pop-it kanë zbuluar këngën e tyre të parë të re së bashku, të titulluar “Better Place”.

Këngët e Justin Timberlake dhe bandës së tij muzikore në atë kohë ishin nga më të dëgjuarat, me disa nga hitet e para dy dekadave të ‘NSYNC’ të cilat janë  ‘Bye, Bye, Bye’, ‘I Want u Back’, ‘This I Promise U’.

Surprizën e radhës grupi zgjodhi ta bënte në ceremoninë vjetore të “MTV Video Music Awards”, por pa ndarë shumë detaje. Grupi lajmëroi se do të vijë me projekte të reja të cilat do të publikohen në muajt e ardhshëm. Megjithatë ata kanë zgjedhur të mos i lënë shumë në pritje fansat e tyre, e për ta kanë një datë të publikimit të këngës së parë.

Kënga, e cila do të dalë më 29 Shtator, do jetë në kolonën zanore të filmit të ardhshëm “Trolls Band Together”, pasi u publikua një ‘trailer’ i ri për filmin e ardhshëm të animuar.

Fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngën e plotë kur të dalë më 29 shtator, shumë përpara publikimit të filmit më 17 nëntor.

You may also like ...