Header

Rradha e Drake! Reperi goditet me celular nga një fans

Drake është personazhi më i fundit i famshëm që u godit nga një celular. 36-vjeçari nisi turneun e tij “It’s All a Blur” të mërkurën mbrëma në Çikago, ku një fans hodhi telefonin në kyçin e dorës së reperit.

Drake me sa duket e pa telefonin dhe u përpoq ta kapte, por dështoi. Në vend të kësaj, ai thjesht e pa të binte në tokë dhe vazhdoi të performonte.

Këngëtari nuk u duk se ishte i lënduar nga telefoni dhe vazhdoi shfaqjen.

You may also like ...