Header

Suedia i kërkon Albina Kelmendit që ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion!

Albina and Familja Kelmendi of Albania perform during dress rehearsals for the second semi final at the Eurovision Song Contest in Liverpool, England, Wednesday, May 10, 2023. (AP Photo/Martin Meissner)

Kënga “Duje” këduar nga Albina Kelmendi dhe familja në Eurovizon u pozicionua në vendin e 22-të.

Këngëtarja nga Kosova ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool.

Ndër të tjera duket se Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion.

Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”; ka treguar Albina Kelmendi.

Këngëtarja suedeze Loreen u shpall fituese e ‘Eurovision Song Contest 2023’  me këngën ‘Tattoo’.

You may also like ...