![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/e73a4ff5-450b-4c64-be9c-7599c69e76fc.webp)
Shakira pak ditë më parë publikoi këngën e saj të re “Acrostico”, në të cilën artistja shpreh disa nga vështirësitë që ka kaluar gjatë muajve të fundit. Ajo është kritikuar nga disa për prezencën e fëmijëve të saj në videoklip, të cilët ndërhyjnë në tekst teksa ajo bën disa referenca për ndarjen e saj nga Gerard Pique.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/1032562_1999368_5-1_updates.webp?resize=696%2C398&ssl=1)
Disa burime kanë pohuar se futbollisti nuk është vënë në dijeni për pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë projekt të ri muzikor të këngëtares, megjithëse është e paqartë nëse kjo është e vërtetë apo jo. Për momentin, Pique nuk ka thënë asgjë për këtë, ndonëse thuhet se ai është shumë i inatosur.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/Shakira-reaction-ex-husband-Gerard-Piqu-girlfriend-Clara-Chia-Marti-0011.webp?resize=680%2C356&ssl=1)
Ajo që ai ka bërë dhe shumë e kanë marrë si një përgjigje për ish-partneren e tij, ka qenë postim i një fotoje të re me Clara Chia, të dashurën e tij. Kjo gjë ndodhi edhe disa kohë më parë. Kur Shakirës publikoi këngën me BZRP, disa ditë më vonë, Gerard ngarkoi një fotografi me Clarën.
Tani ish-futbollisti e ka bërë sërish, por pa asnjë mesazh, vetëm me një zemër portokalli. Ka nga ata që e shohin këtë si një kundërpërgjigje nga ana e Pique, ndërsa shumë të tjerë konsiderojnë se nuk ka të bëjë me asgjë, se është një rastësi dhe thjesht ai ka ndarë një foto me partneren aktuale.
-
A është takuar me Kejsin? Stresi jep përgjigjen e shumëpritur
-
Kim Kardashian për vështirësitë e mëmësisë: “Natën vetëm qaj për të fjetur”