Header

Madonna dhe Maluma në një romancë dashurie?

Madonna dhe Maluma po afrohen ndërsa përgatiten për turneun e tyre të ardhshëm botëror. Sipas burimeve të brendshme, Madonna dhe Maluma kanë një kimi të madhe së bashku dhe shumë mund ta shohin atë gjatë prova.

“Ata ishin komod dhe shumë të afërt- aq sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm për të vazhduar me gjithçka që po ndodh,” pohon burimi për Radar Online. Dhe megjithëse shumë media po fokusohen te diferenca e tyre në moshë, burimi mund të thotë se “kimia e tyre është e çmendur”.

Kimia midis dy artistëve është diçka që e kemi parë edhe në raste të tjera. Sakaq për një romancë mes tyre mbetet për t’u parë. Ndonëse Maluma vetëm disa javë më parë ia prezantoi hapur të gjithëve të dashurën e tij.

Miqësia e Madonës me këngëtarin e ‘Hawaii’ filloi në vitin 2018 kur ajo u prezantua me të në MTV Music Video Awards.

You may also like ...