Header

1 muaj nga Europiani/ Miliardat e UEFA-s, shpërblimet për pjesëmarrësit e fituesit

331 milionë euro do të ndajë UEFA për 24 ekipet pjesmarrëse në kampionatin Europian të Gjermanisë, që nis pas 1 muaji.

Siç dihet kombëtaret e kualifikuara, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë 9.25 milionë euro, ndërsa gjatë fazës së finaleve çdo fitore do shpërblehet me 1 milionë euro, ndërsa barazimi me 500 mijë euro.

Për 16 kombëtaret që kalojnë grupet, pra në fazën e 1/8, UEFA ka llogaritur 1.5 milionë euro shpërblim, ndërsa 8 ekipet çerekfinaliste do marrin më tej 2.5 milionë euro.

Në gjysmëfinale 4 ekipet do marrin plus 4 milionë euro, ndërsa finalistet nga 5.

Për fituesin do jetë ekstra 8 milionë euro të tjera, ndërsa në total kombëtarja që do ngrejë trofeun fiton 28.25 milionë euro.

Janë 10 kombëtare në histori që kanë arritur të fitojnë qoftë edhe një herë kampionatin Europian, ndërsa Spanja dhe Gjermania janë përfaqësueset me më shumë trofe, 3.

Koeficentët thotë se Anglia është kombëtarja pretendente numër 1 për ta fituar kompeticionin, pasi kuotohet 4.3.

Shumë pranë gjendet Franca, me koeficientin 4.5, ndërsa e treta është Gjermania, vendi organizator me koeficientin 7.

Për të organizuar sa më mirë eventin janë 16 mijë vullnetarë, të cilët do shërbejnë në 10 stadiume, ku ai i Lepzig ka kapacitetin më të vogël me 42 mijë tifozë, ndërsa më i madhi është stadium Olimpic i Berlinit me 70 mijë tifozë.

Stadium ku do zhvillohet edhe finalja e madhe.

Më interesant është fakti se nga organzimi i këtij kompeticioni UEFA do fitojë 2 miliardë e 400 milionë euro.

Ndërkohë në total janë 1 milionë e 200 mijë bileta, ndërsa kanë aplikuar për të ndjekur 51 ndeshjet 30 milionë tifozë nga 206 vende të botës.

You may also like ...