Superylli argjentinas Lionel Messi u bë lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, duke fituar 44 trofe në një hark kohor prej gati dy dekadash, ndërsa udhëhoqi Inter Miami të mposhtte Nashville SC me penallti (10-9) pasi finalja e tyre përfundoi 1-1 në 90 minuta të shtunën.
Messi kaloi ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Dani Alves, i cili kishte fituar 43 trofe në karrierën e tij.
Kapiteni argjentinas fitues i Kupës së Botës fitoi trofeun e tij të parë si 17-vjeçar në 2004-05 kur Barcelona ngriti La Ligën.
Duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores, Messi mori në dorë trofeun e 44-të të karrierës së tij të shkëlqyer dhe të parën e qëndrimit të tij në Inter Miami – duke e bërë atë futbollistin më të dekoruar të të gjitha kohërave.
Trofet kryesore që ai ka fituar përfshijnë Kupën e Botës 2022, Copa America 2021 dhe katër trofetë e Ligës së Kampionëve që fitoi me Barcelonën.
- Prek 1 në 20 mijë njerëz, Enrique Iglesias vuan nga një sëmundje e rrallë!
- Emocionet pas fitores, Presidenti i Federatës Spanjolle puth në buzë futbollisten