“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Pjesë e kastit do jenë: Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”.
Së fundmi është publikuar dhe para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë”. Në të mund të shohim dhe personazhet kryesorë të filmit, më saktësht tre çifte; Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha dhe Roerd Toçe. Në role të tjera gjithashtu dhe Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Salsano Rapi, Besmir Bitraku, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhuliano Brisku, Megi Pojani, Jori Delli.
Në të shkruhet gjithashtu fraza “Asgjë nuk është e pamundur”…
- Zbulohet kur fillon “Love Island Albania”, ja shifra e çmimit të madh
- Tom Cruise vjen me filmin e ri, fansat mezi po e presin “Mission Impossible”