Pas gjithë thashethemeve dhe aludimeve për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun ka ardhur dhe e vërteta e konfirmuar nga vetë çifti. Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti i njohur shpesh herë janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se Xhensila është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dhe pse këto thashetheme janë hedhur poshtë nga vetë çifti duket se kësaj here fjalët janë të vërteta.
Përmes një postimi në Instagram, moderatorja konfirmoi zërat që qarkullojnë prej pak kohësh nëpër portale.
Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.
“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.
Çifti dhe vajza e tyre Ajka duken mjaft të lumtur së bashku teksa luajnë dhe vrapojnë buzë detit.
- Shuhet shkrimtari i kryeveprave të letërsisë, Milan Kundera
- Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë në moshën 59-vjeçare!