Header

Virale/ Ben “i përplas në fytyrë” derën e makinës J.Lo

Gjërat duket se nuk  po shkojnë  mirë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.  Dyshja është parë që po i mbante qëndrim njëri-tjetrit, madje në një moment Ben Affleck shihet teksa i “përplas në fytyrë” derën e makinës partneres së tij.

Kjo video e publikuar nga gazeta britanike “Daily Mail” është bërë vrirale në rrjetet sociale duke marrë miliona shikime.

Shumë fansa vunë në pikëpyetje gjendjen shpirtërore të aktorit të njohur pasi panë videon e cila dëshmon një tjetër  përplasje publike mes çiftit.

Gjatë premierës së filmit ‘Mother’ ku luan këngëtarja e njohur, Affleck dhe Lopez u panë edhe një herë tjetër të nervozuar dhe duke debatuar me njëri-tjetrin.

“Bennifer” ishte çifti  më i përfolur në fillim të viteve 2000 para se të anulonin fejesën e tyre në 2004.

Gati dy dekada më vonë, ata rindezën romancën e tyre dhe u fejuan në vitin 2021.

You may also like ...