Kaney West dhe Bianca Censori vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes sa i përket veshjes. Dyshja mori pjesë në një meshë në Los Angeles të dielën, por ajo që bëri më shumë bujë ishte veshja e të dyve.
Reperi kishte zgjedhur të vishte një bluzë të zezë me mbishkrimin “Polizei” mbrapa, streçe dhe një palë atlete si çorape. Mirëpo 28-vjeçarja kishte zgjedhur diçka akoma më të çuditshme.
Ajo kishte veshur një fustan të zi që mbulonte gjithë trupin e saj nga koka tek këmbët me pëlhurë të tejdukshme, ndërsa rreth supeve dhe qafës kishte vendosur një “unazë”.
Pasi pamjet u bënë publike, përdoruesit në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente. Disa e kanë krahasuar veshjen e Censori-t me një prezervativ.
“Kjo nuk është fashion. Është marrëzi”, shkroi dikush në Twitter, ndërsa të tjerë i komentuan veshjet si “absurde”, “të çuditshme” dhe “tragjike”.
- Sukses në nivele botërore, kënga e Luizit thyen rekorde në Youtube!
- Një tjetër dasmë në showbizin shqiptar?