I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celcius.
Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 42°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
- Shakira merr kritika të ashpra pas shfaqjes së pjesës finale të “Copa America 2024”
- Johnny Depp në një lidhje me modelen ruse, 33 vite më të vogël