Header

Travis Kelce dhe Taylor Swift së shpejti prindër?!

Travis Kelce dhe Taylor Swift prej muajsh kanë rrëmbyer zemrat e fansave në mbarë botën me romancën e tyre. Travis Kelce së fundmi ka nxitur aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift, teksa po diskutonte me vëllain në podcastin e tij “New Heights”.

Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet. “Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”, deklaroi ai

Vëllai i tij i ktheu shpejt përgjigje duke i kërkuar të bëjë kujdes me bisedën, pasi mund të nxisë komente të shumta nga fansat.  “Kjo deklaratë do t’i bëjë njerëzit të mendojnë se Travis, po mendon fejesën. Por nëse kjo ndodh ai do t’i japë ndonjë unazë familjeje jo diçka të re”, shkroi dikush.

“Mos po vjen një Travis i vogël”; “Dikur i lutej për një takim ndërsa tani i lutet për një fëmijë”; “Mos më thuaj që mezi po pret të ketë fëmijë, çfarë po ndodh”, ishin disa nga komentet.

You may also like ...