Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, dhe burri i saj, Taika Waititi, kanë pozuar së fundmi për revistën “Vogue Australia”.
Ata kanë dhënë një intervistë të gjatë bashkërisht edhe për jetën personale si çift.
Regjisori u pyet se si është të kesh në krah një shqiptare.
”Kam një kosovare në krah. Dhe ti nuk ngatërrohesh me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël që ka kurrizin tim, gjë që është vërtet interesante për mua. Sinqerisht, për mua, është të kem mikun tim më të mirë të jetës, e cila më ka mbështetur gjithmonë dhe, si dikush për të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse thjesht të shoqërohem me atë person”, tha Waititi.
Rita dhe Taika përndryshe janë martuar vitin e kaluar në një dasmë sekrete, ndërkohë që lajmin për kurorëzimin e tyre, këngëtarja shqiptare e bëri publik tek në janar të këtij viti.