Header

Sonte vendoset finalja! Manchester City kundër rekordmenëve për historinë

“Etihad Stadium” sonte në orën 21.00 do të jetë  qëndra e rëndesës ku do të fokusohet e gjithë vëmendja e Europës për një nga sfidat më sharmante që UEFA Champions League mund të ofrojë.

Pep Guardiola kërkon finalen e dytë në stolin e bardhekaltërve por përballë do të ketë kampionin në fuqi dhe njeriun e rekordeve, Carlo Ancelotti.

Barazimi 1-1 me dy supergola i ndeshjes së parë nuk jep pika refërimi për skuadrën më të favorizuar, ndërsa fituesi do të gjejë në finalen e 10 qershorit në “Ataturk Stadium” skuadrën italiane të Interit.

Halaand përballë Benzema, Gundogan e De Bruyne përballë Kroos e Modric por edhe shumë personazhe të tjerë në katërkëndëshin e gjelbër ku do të zbresë në fushë ajka e futbollit kontinental.

Skuadra në formë optimale, ndoshta City disi më i lodhur nga sfida e kampionatit, ndërsa madrilenët të fokusuar tërësisht te Champions League për të kërkyar trofeun e 15.

Dueli gjysmëfinal i sezonit të kaluar shkoi në llogarinë e “Los Blancos” por historia mund të ndryshojë e barazimi sonte nuk bën më punë, Manchester City apo Real Madrid duhet të triumfojnë për të prekur finalen e madhe.

You may also like ...