Header

Shuhet në moshën 75-vjeçare burri me hundën më të gjatë në botë

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare burri me hundën më të gjatë në botë. Turku Mehmet Özyürek, kishte një hundë 8,8 cm të gjatë,. Sipas mediave lokale, ai u sëmur javën e kaluar dhe pësoi një atak në zemër përpara se t’i nënshtrohej një operacioni në tru. Libri i Rekordeve Guinness e ka matur 3 herë hundën e të ndjerit, një herë në vitin 2001, një herë në vitin 2010 dhe një herë tjetër në 2021, për të konfirmuar se rekordi i tij vijon të mbetet i paprekur.

Në lidhje me rekordin e veçantë, Mehmet Özyürek shprehej: “Më pëlqen shumë ky tipar imi. Bota ma pëlqen, Libri i Rekordeve ma pëlqen dhe gruaja, sigurisht që ma pëlqen. Gjithmonë ndjeja aroma që të tjerët nuk i ndjenin. E kam pasur shumë të zhvilluar nuhatjen. E kam gjenetike hundën e madhe, babai kështu e ka pasur, xhaxhallarët po ashtu. E kam pranuar veten siç më ka bërë Zoti, madje jam i lumtur që përfaqësoj Turqinë në Librin e Rekordeve Guinness. Disa bëhen martirë, disa kryeministra dhe disa rekordmbajtës.”

You may also like ...