Header

Shpallet vendimi për ASAP Rocky pas akuzës për sulm

A$AP Rocky është shpallur i pafajshëm për akuzën për sulm me armë zjarri. Vendimi u mor në gjykatën penale të Los Angeles dhe mund të themi që çështja ka marrë shumë vëmendje, pasi pretendohej se reperi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij të fëmijërisë gjatë një sherri të ndodhur më 6 nëntor 2021.

Rocky, emri i vërtetë i së cilit është Rakim Mayers, është deklaruar edh më parë i pafajshëm, në gusht të vitit 2022, por një seancë tjetër u mbajt dhe u kuptua se kishte prova të mjaftueshme për ta çuar sërish çështjen në gjyq. Nëse ai do të shpallej fajtor, rrezikonte 9 vite burg.

Çështja e tij ka pasur disa kontradikta, pasi në nëntor, një detektiv i Los Angeles dëshmoi se kamerat e vëzhgimit në zonën ku ka ndodhur sulmi, dukej një burrë i ngjashëm si A$AP Rocky, duke mbajtur një armë në duar.

Detektivi dëshmoi se personi në foto ishte reperi. Pas marrjes në pyetje nga avokati i Rocky-t, ai tha se oficerët nuk gjetën gëzhoja në vendngjarje, por viktima e pretenduar, Terell Ephron, i njohur edhe si A$AP Relli, u shpreh se ishte kthyer në vendngjarje dhe kishte gjetur vetë gëzhoja.

Në prill të vitit 2022, reperi u arrestua në aeroportin e Los Angeles në lidhje me çështjen, pasi sapo ishte kthyer nga pushimet me Rihanna-n, asokohe shtatzënë.

Gjatë gjyqit të parë, më 8 nëntor, avokati i reperit tha se Ephron po sajonte situatën për përfitime financiare.

You may also like ...