Tom Cruise u shfaq tejet i qeshur në takimin me Shakirën teksa të dy yjet morën pjesë në Çmimin e Madh të Formula 1 të Miami 2023, dhe rrjeti shpërtheu. Aktori 60 vjecar, i cili, urimin e kurorëzimit Mbretit Charles ia bëri gjatë fluturimit me një avion të vjetër luftarak- dukej “zemërthyes” me bluzën e bardhë me jakë të zbërthyer, shkruan Daily Mail.
Shakira, 46 vjeçe nga ana e saj, kishte veshur një kanotiere ngjyrë ushtarake të puthitur pas trupit e cila nxirrte në pah dekoltenë e saj. Sjellja e artistes nënkuptonte qartë se po kalonte një kohë të mrekullueshme me superyllin e “Mission Impossible”.
Të dy ata ndoqën garën emocionuese pasi Shakira nuk e la pa iu referuar sërish ish partnerit Gerard Pique ndërsa pranoi çmimin “ Gruaja e Vitit” nga Billboard në Gala Latine Ëomen in Music të shtunën. Bukuroshja kolumbiane u prek teksa diskutonte pikëpamjet e saj për dashurinë dhe marrëdhëniet – disa muaj pas ndarjes së hidhur nga futbollisti spanjoll. Duke folur nga podiumi, Shakira tha: ‘Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo; ajo që ka vërtet rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnikë ndaj vetes.’
Këngëtarja e The Ëhenever, Ëherever përfundoi fjalimin e saj duke thënë se muzika e ndihmoi të kalonte periudha të vështira në jetë.
- Fustani i Kiarës në dasmë, kishte një detaj të veçantë që jo të gjithë e panë!
- Arrestohet sensacioni i mediave sociale, Hasbulla Magomedov. Zbardhet arsyeja