Edward Christopher Sheeran, i njohur më mirë si Ed Sheeran, është një muzikant dhe kompozitor, i lindur më 17 shkurt 1991 në Hebden Bridge, Mbretëria e Bashkuar. Ai njihet në botë për kompozimet e tij të shkëlqyera që i realizon për vete dhe artistë të ndryshëm.
Në moshën 14-vjeç filloi të kompozonte. Në vitin 2005, ende duke studiuar, ai filloi të regjistronte muzikën e tij. Mjë pas, në Kembrixh luajti disa koncerte me Passenger kur ishte 15-vjeç.
Në mars 2010 publikoi Loose Change që përfshin këngën e tij debutuese The A Team. Më 12 shtator 2011 artisti publikoi albumin e tij debutues, i cili u rendit në vendin e parë në listat britanike për shitje mbi 100,000 kopje. Në vitin 2012 në Brit Awards, Ed u nominua për Artist Britanik Breakthrough dhe Artist Solo Britanik Mashkull, të cilat ai i fitoi. Në gusht 2012, performoi në Lojërat Olimpike në Londër 2012.
E gjithë puna e tij përgjatë viteve, e ka bërë atë një nga emrat më të dëgjuar gjë e cila sjell edhe përfitime monetare. Por e dini sa është pasuria e Ed Sheeran deri tani? Artisti ka një vlerë neto prej 200 milionë dollarësh. Të ardhurat e tij vjetore janë më shumë se 20 milionë dollarë. Vetëm midis periudhës qershor 2018 dhe qershor 2019, ai fitoi mbi 110 milionë dollarë.
- Pa shumë surpriza, Sara Hoxha zbulon se kur do të nisë Big Brother Vip 3
- Halle Bailey në premierën e ‘Sirena e vogël’ zgjodhi të vishej nga Valdrin Sahiti