Formati i njohur “BBVA 3”, është në ditët e tij të fundit teksa deri më tani kemi zyrtarisht të shpallur vetëm dy finalistë, dhe katër banorë të tjerë që po presin për një vend në finale.
Duke qenë drejt fundit, duket se 6 banorët e mbetur duket se po i kalojnë në paqe. Darkat i kanë gjetur duke darkuar e duke biseduar me njëri-tjetrin pa sherre dhe debate siç jemi mësuar shpesh t’i shohim.
Në darkën e mbrëmjes së djeshme, Françeska ka pyetur fillimisht Meritonin se cili është momenti më i bukur në BBV, ky i fundit nuk ka preferuar të përgjigjet dhe më pas banorja ka pyetur Romeon.
Romeo: E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu. Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit.
- Studimi i Harvard: Ky është profesioni më “ i vetmuar”
- Drejt divorcit? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nisur terapinë në çift!