Header

Rita Ora rrëfen vështirësitë e karrierës së saj

Rruga drejt majave të muzikës nuk ka qenë e lehtë për këngëtaren e famshme shqiptare Rita Ora. Këtë e rrëfeu për prestigjiozen britanike “The Sun” ku thotë se karriera e ka detyruar që të humbë një pjesë të asaj çfarë ka qenë dikur.

32-vjeçarja thotë se i është nënshtruar edhe terapive për shkak të ulje-ngritjeve të forta në jetë kur ishte më e re, gjatë përpjekjeve për t’u bërë e famshme. E thotë troç se ka përjetuar “ferrin” gjatë dekadës së fundit.

Këtyre vështirësive i dedikohet edhe albumi i saj më i ri, i treti në karrierë “You and I” me 12 këngë që do të publikohet i plotë më 14 Korrik. Terapisë në veçanti i kushtohet edhe njëra nga këngët “Look at me now”.

Ndër të tjera, Rita Ora shprehet se luftuar për të mbajtur karrierën e saj në rrugën e duhur pavarësisht grindjeve me ish-shefin e saj Jay-Z dhe ish të dashurin Calvin Harris, histori të cilat i ka përfshirë në këngët e saj. Rita Ora tani është e lumtur në martesën me regjisorin Taika Waititi.

You may also like ...