Janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë.
Por së fundi bashkëshortja e ish- kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe ku ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.
Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.
“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!
Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.
- Homazhe për Tina Turner, rrjeti shpërthejnë kundër Jay Z dhe Beyonce
- Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares legjendare Tina Turner