Header

Rikthehet Eminem! Gati për albumin e 12-të

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Eminem do vi me një album të ri. Kështu të paktën ka zbuluar kolegu i tij i cili së fundmi u nderua nga një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

Gjatë paraqitjes së Dr. Dre në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, rep artisti e producenti zbuloi se albumi i 12-të i Eminem-it është aktualisht në procesin e realizimit dhe do të publikohet “këtë vit”.

“Më lejo të të them diçka, Eminem po punon me albumin e ri që del këtë vit. Fola me të dhe më tha që mund ta ndaj me ju publikisht këtë lajm. Kam këngë aty dhe më beso janë të shkëlqyera”, tha producenti.

Eminem e publikoi albumin e fundit të krijuar në studio me titullin “Music to Be Murdered By” në vitin 2020 dhe hit i tij ishte “Godzilla” që arriti të renditej i 3-ti në Billboard.

Fansat shprehen shumë të emocionuar për këtë lajm nga një prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave.

You may also like ...