Nicki Minaj ka bërë një homazh për Princeshën Diana gjatë koncertit të saj të fundit. Teksa pyeti publikun, “Nga jeni?”, kur dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”. Nicki më pas përdori një theks britanik dhe foli për Princeshën Diana , duke e quajtur atë “shoqen e saj të mirë”.
“Uellsi, më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princeshën e Uellsit. Minaj më pas i kërkoi turmës që të mbante një moment heshtje për Princeshën Diana, e cila vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në gusht 1997 në moshën 36-vjeçare.
Nuk kaloi shumë kohë që videoja u bë virale dhe fansat ta ngacmonin Minaj për theksin e saj dhe duke e quajtur princeshën Dianën “shoqen e saj të dashur”.
Megjithatë, njerëzit e tjerë i dhanë meritën asaj për pauzën dhe duartrokitën theksin e saj.
Nicki ka shprehur më parë dashurinë dhe admirimin e saj për Princeshën Diana dhe madje publikoi këngën hit “Princess Diana” me Ice Spice në prill 2023.
Pak ditë më parë Minaj është gjobitur nga policia pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nën dyshimin se po mbante drogë.
- Selena Gomez zbulon nëse do të heqë dorë nga “Rare Beauty”
- Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?