Të gjithë qytetarët koreano-jugorë janë bërë menjëherë një ose dy vjet më të rinj, pasi vendi hoqi dorë nga sistemi tradicional i llogaritjes së moshës së dikujt dhe e zëvendësoi atë me metodën e pranuar ndërkombëtarisht.
Sipas sistemit të mëparshëm, një foshnjë konsiderohej një vjeç që kur vinte në jetë dhe fitonte një vit më 1 janar. Pra, një fëmijë i lindur në natën e Vitit të Ri do të bëhej dy vjeç sapo ora të shënonte mesnatën.
Tani, moshat do të llogariten në të njëjtën mënyrë si pjesa tjetër e botës në shumicën e çështjeve administrative dhe civile, duke përfshirë kontratat dhe dokumentet e tjera zyrtare.
Sistemi u kritikua tepër vitet e fundit nga politikanët të cilët argumentuan se ai shkaktonte konfuzion dhe e bënte Korenë e Jugut, një fuqi globale teknologjike dhe kulturore, të dukej mbrapa pjesës tjetër të botës.
- Fansja hedh hirin e nënës së saj të vdekur në skenën ku po performonte Pink!
- Zbulohet i gjithë kasti i ‘Në kuadër të dashurisë’, personazhet publike që do luajnë krah Oltës dhe Luizit