Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zbuluar se ai nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III pavarësisht një ftese, megjithatë Zonja e Parë Jill Biden do të marrë pjesë më 6 maj.
Vendimi i Biden për të mos marrë pjesë në kurorëzimin e Charles thuhet se është rezultat i dëshirës së tij për të mos thyer një traditë. Kjo traditë kërkon që presidentët e SHBA-ve të mos marrin pjesë në ngjarje të tilla si kurorëzimi, si rezultat i pavarësisë së SHBA nga sundimi i Mbretërisë së Bashkuar.
Asnjë President që kur SHBA u shkëput nga sundimi britanik më 4 korrik 1776 nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e një monarku britanik. “Presidenti e uroi Mbretin për kurorëzimin e tij të afërt dhe e informoi atë se Zonja e Parë Jill Biden mezi pret të marrë pjesë në emër të Shteteve të Bashkuara”, tha Shtëpia e Bardhë.
Nga ana tjetër, turma njerëzish do të marrin pjesë në Koncertin e Kurorëzimit më 7 maj, një ditë pas ceremonisë dhe është bërë e ditur se një paraqitje virtuale do të bëjë edhe Tom Cruise. Ky i fundit do të bëjë një paraqitje virtuale në Kështjellën Windsor të dielën pas kurorëzimit të Mbretit Charles, me Take That, Lionel Richie dhe Katy Perry./
- Nuk flet më me Einxhel Shkirën, Beniada Nishani tregon çfarë ka ndodhur mes tyre
- Një Eurovizion për Ukrainën, Liverpooli po përgatitet për të mbajtur koncertin e madh të këngës