“Kompromisi është gri, bluzat tona janë të bardha! Studentë, maturantë, qytetarë protestoni me ne për të mbrojtur lirinë”, është kjo thirrja e studentëve të Mjekësisë lidhur me projektligjin që pritet të votohet sot në Parlament.
Nën këto thirrje, studentët e Mjekësisë po zhvillojnë para Kuvendit protestën e tyre të radhës për të kundërshtuar projektligjin në bazë të së cilit ata duhet të ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri deri në 5 vite pas mbarimit të studimeve dhe vetëm më pas të pajisen me diplomë.
Studentët i kanë kërkuar edhe ditën e djeshme zyrtarisht kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të jenë të pranishëm dhe të japin argumentet e tyre në seancë plenare.
Nga Kuvendi, gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se vazhdimisht ka thirrje nga studentët me kërkesën për t’u futur në seancën plenare.
Studentët janë zhvendosur nga hyrja e Kuvendit që përdoret më shumë nga deputetët për të hyrë në seancë plenare.
Nga ana tjetër, “projektligji për studentët e Mjekësisë”, sipas qeverisë bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj, nismë kjo që kundërshtohet nga opozita.
- “Ushqehu dhe shtrihu!”, restoranti i pazakontë në Jordani
- Pse njerëzit janë fiksuar pas këmbëve të aktores së famshme?