Header

Përplasja Luiz-Ronaldo/ Vazhdon drama në mediat sociale

Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pasi këta të dy “e sulmuan” pas deklaratës së tij për Kiara Titon.

Ronaldo tha në episodin e mbrëmjes së kaluar te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Më pas tha se Luizi 5 mijë euroshin ia kishte premtuar për funeralin e babit të tij.

Gazetari tha se e ka mbështetur Luizin gjatë aventurës së tij në shtëpinë e famshme, po ashtu edhe Kiarën që sipas tij e ka mbrojtur edhe kur të gjithë i dolën kundra, ndërsa sot ajo ia shpërblen në këtë mënyrë.  Në fund ai e mbyll me shprehjen “jepi njeriut pak pushtet që ta njohësh tamam”, duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimet e ciftit, ndërsa i thotë edhe “shihemi së shpejti në televizion”.

Pas kësaj Luizi postoi një foto të tijën duke vendosur emojin e një fluture (siç e quante ai Ronaldon “Madam Butterfly”) dhe postimin e shoqëroi me këngën e Capital T “U bo vonë”. Më pas publikoi një fragment nga momenti kur i kishte premtuar Ronaldos 5 mijë euro, duke i thënë se nëse e fitonte ai “Big Brother” do i jepte shumën në fjalë.

Ronaldo nga ana tjetër, iu kundërpërgjigj me një video të këngës së Eugent Bushpepës, ‘Maska e madhështisë’.

You may also like ...