Duket se ndarja e çiftit të famshëm të Hollywood Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk është aspak miqësore dhe se në marrëdhënien e tyre tashmë nuk ka më vend shprehja ‘do të mbetemi miq’.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata janë në një moment të ashpër në martesën e tyre, gjë që ka bërë që dyshja të mos komunikojnë më drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se nuk po flasin më farë me njëri tjetrin, pasi ata luftojnë për të arritur një marrëveshje për ndarjen e tyre.
Një raport i ri ka zbuluar gjithashtu se Jennifer Lopez mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre duke lançuar markën e saj të pijeve alkoolike, edhe pse Ben Affleck më parë kishte luftuar me abuzimin me alkoolin.
“Beni nuk erdhi për të festuar ditëlindjen e Jennifer-it sepse ka mbaruar”, ka thënë një burim. “Kanë përfunduar plotësisht. Ata nuk po kthehen së bashku. Ata nuk po komunikojnë tani”.
- Cardi B reagon pas kërkesës për divorc nga Offset
- Ferrari ndalon prodhimin e dy modeleve të makinave