Header

Pas luftës së gjatë me Angelina Jolie, Brad Pitt ‘heq dorë’ nga fëmijët e tij

Brad Pitt duket se do t’i japë fund betejës së tij ligjore shumëvjeçare me Angelina Jolie pas divorcit të tyre. Daily Mail shkruan se aktori është gati për të hequr dorë nga kërkesa për kujdestarinë e 6 fëmijëve që ka me ish-gruan. Mosmarrëveshjet ligjore mes ish-çiftit nisën që prej vitit 2016, e tashmë duket se “saga” do marrë fund në verë.

Ndonëse Brad Pitt-i ka kërkuar kujdestarinë 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se tashmë nuk po e ndjek më këtë çështje, duke ia lënë Angelina-s kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ai ka të drejtën e vizitave, shkruan DailyMail.

Vetëm Shiloh, 17 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç, janë nën moshën 18-vjeçare. Fëmijët e tjerë, Maddox 22 vjeç, Pax 20 vjeç dhe Zahara 19 vjeçe, janë të rritur dhe nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje kujdestarie.

Djali i birësuar Pax dyshohet se nuk ka folur me të që nga zënka famëkeqe në avionin privat, që shënjoi dhe fundin e martesës. Thuhet se ai nuk e konsideron më Brad-in si baba.

Në vitin 2020, në Instagram, ai e quajti Brad-in ‘person të neveritshëm’ që i bëri katër fëmijët e tij më të vegjël ‘të dridheshin nga frika’.

‘Herë pas here e tregon që je njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Ti nuk ke ndjeshmëri për katër fëmijët e tu më të vegjël që dridhen nga frika kur vjen ti. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime’.

Përveç kësaj, Zahara tani quhet Zahara Jolie në vend të Zahara Jolie Pitt, që është emri i saj ligjor.

You may also like ...