Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.
Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 25°C
në zonat e ulëta 14 deri 29°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C
- Fshati zviceran “kopjon” Venecian, vendos tarifë për vizitorët për shkak të turizmit masiv
- Carlo Conti, prezantues dhe drejtor artistik i Sanremo 2025 dhe 2026!