Header

Pamje apokaliptike nga Italia, qytete të tëra të zhytura nën ujë

Përmbytjet apokaliptike që kanë bërë kërdi në të gjithë veriun e Italisë, zhytur qytete të tëra nën ujë si dhe ka pasur rrëshqitje dramatike të dheut, ndërsa vendasit përpiqen të shpëtojnë.

Pamjet e reja tregojnë shkallën e shkatërrimit të përmbytjeve vdekjeprurëse, që kanë mbytur të paktën nëntë njerëz në rajonin Emilia-Romagna, me rrugët e kthyera në lumenj.

Video tregon shtëpi dhe vetura të zhytura nën ujë në dhjetëra qytete historike, duke përfshirë Luga, Ravenna dhe Cesara, ndërsa shpëtimtarët përpiqen të arrijnë familjet e bllokuara brenda shtëpive të tyre.

Familjet u detyruan të ngjiteshin në çatitë e tyre ndërsa prisnin me ankth për t’u shpëtuar me helikopterë. Përmbytjet kanë bërë që mijëra italianë të evakuohen nga shtëpitë e tyre tani të shkatërruara.

Autoritetet në qytetin e Ravenës lëshuan sot një urdhër të menjëhershëm evakuimi për tre fshatra të kërcënuar nga përmbytjet.

You may also like ...