Header

Pamela Anderson pozon sërish me kostumin ikonik të ‘Baywatch’

Pas 30 vitesh, Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch. Aktorja zgjodhi këtë mënyrë origjinale  për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet ’90.

Pamela Anderson Wears Baywatch-Inspired Swimsuit for Frankies Bikinis

Koleksioni do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të prezantohen më 4 Maj kur ylli i Baywatch do të kujtojë edhe një herë rolin që e bëri të famshme për publikun.

“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që  kam shumë informacione kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”, është shprehur  Pamela Anderson për revistën Vogue.

Edhe pse ishte roli që e bëri të njohur në botë, Anderson fillimisht nuk donte ta pranonte rolin duke  e refuzuar atë plot 11 herë.

You may also like ...