Header

Njihuni me lopën më të shtrenjtë në botë që kushton 4 milionë dollarë

Në botë ka miliona lopë, por njëra dallon prej të tjerave. E pagëzuar Superlopa Viatinia-19 FIV Mara Moveis, lopa në fjalë mban rekordin botëror për çmimin më të lartë me të cilin është shitur në ankand.

Sipas “Guinness”, Viatina-19 është lopa më e shtrenjtë ndonjëherë në botë. Vlen plot 4 milionë dollarë. Ajo është 53 muajshe, peshon 1100 kg, dy herë më shumë se një lopë mesatare e racës së saj.

Edhe pse shpesh studime të shumta kanë sugjeruar se njerëzit duhet të konsumojnë më pak mish viçi, industria e bagëtive është burimi kryesor i zhvillimit të ekonomisë në Brazil. Madje qeveria po përpiqet të krijojë tregje të reja.

Viatina është produkt i përpjekjeve shumëvjeçare të fermerëve atje.

 “Ne rrisim bagëti elitare. Më pas ato shërbejnë për të ushqyer të gjithë botën”, thotë një nga pronarët e Viatina-s, Ney Pereira.

Çmimi mbresëlënës i lopës vjen prej madhësisë së saj, pjellorisë, rezistencës ndaj sëmundjeve dhe më e rëndësishmja bukurisë. Duket sikur ajo është versioni më pranë “përsosmërisë” deri më tani.

 

You may also like ...