Header

“Nata më speciale ndër vite”: Stresi publikon të dashurën e re!

Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, pas deklaratave dhe përpjekjeve të shumta për tu rikthyer tek ish-bashkëshortja e tij Kejsi, duket se ka lënë pas të shkuarën.

Ditën e djeshme, ai ka konfirmuar lidhjen e re duke publikuar një foto ku shfaqet duke puthur në qafë vajzën që i ka “rrëmbyer” zemrën.

Stresi shfaqet më i lumtur dhe më i dashuruar se asnjëherë në një foto me partneren e tij të re teksa çifti ka darkuar diku në breg të detit.

"Sonte ishte nata ime më speciale"/ Stresi lë pas të

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”; ka shkruar reperi përbri fotos në të cilën ai duket teksa përqafon vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Stresi është kujdesur që të mbulojë me një ‘emoji’ të madhe fizikun e të dashurës së tij, pasi mesa duket ende nuk preferon ta bëjë publike.

You may also like ...