Header

Mungoi në koncertin e Elton John, fansat të zhgënjyer nga Dua Lipa

UNSPECIFIED - APRIL 25: In this image released on April 25, (L-R) Dua Lipa and Sir Elton John attend the 29th Annual Elton John AIDS Foundation Academy Awards Viewing Party on April 25, 2021. (Photo by David M. Benett/Getty Images for the Elton John AIDS Foundation)

Legjenda e muzikës, Elton John, mbylli këtë turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar. 76-vjeçari u shfaq i përlotur në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit të turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

Teksa gjithçka shkoi për mrekulli, Dua Lipa është përballur me kritika të shumta pasi nuk u shfaq në skenë me Elton John për të performuar së bashku hitin e tyre ‘Cold Heart’.

Dua pranoi mungesën e saj në Glastonbury duke ripostuar një video të Eltonit duke kënduar “Cold Heart” në skenë me emoji me zemër dashurie sipër.

Dua publikoi një foto në rrjetin e saj social ku shihej që ishte në një darkë familjare dhe fansat nuk nguruan t’i shkruanin “Më fal Dua Lipa, por çfarë është më e rëndësishme se performanca në Glastonbury me Elton John”?

Kujtojmë që koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andreë Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë, duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton.

 

You may also like ...